Shfletues Onion Për iPhone OS Për iPhone OS Për GNU/Linux Për GNU/Linux Për Mac OS Për Windows

Ndihmesa për Anashkalim Bllokimi RadioFreeEurope / RadioLiberty

S’arrihet të përdoret rferl.org? Kjo faqe jep hollësi se si mund të anashkaloni censurimin.

Anashkaloni Censurimin, me Tor

Tor-i ofron një rrugë për të shfletuar në mënyrë anonime në Internet, duke ndihmuar njerëzit të shmangin censurimin dhe survejimin. Shfletuesi Tor është si çdo shfletues tjetër që përdoret më së shumti nga perdoruesit - Chrome, Firefox, Safari, Yandex - vetëm se, në vend të ekspozimit të krejt veprimeve tuaja gjatë shfletimeve ndaj kompanisë që ju ofron shërbimin e Internet dhe gjithkujt tjetër që përgjon trafikun tuaj, e fsheh trafikun tuaj duke e fshehtëzuar dhe duke e kaluar nëpër tre nyje të rastësishme, të mbajtura në punë nga vullnetarë (këto nyje quhen edhe “rele”). Ky proces fsheh cili jeni, ku gjendeni dhe ku po shkoni (d.m.th., cilin sajt po vizitoni).

Tor-i përdoret nga mbrojtës të të drejtave të njeriut, aktivistë dhe njerëz të cilëve u duhet t’i shpëtojnë censurimit dhe survejimit. Për të mësuar më tepër mbi Tor-in dhe se si funksionon, vizitoni Doracakun e Shfletuesit Tor.

Hapi 1: Shkarkoni Shfletuesin Tor

Rruga më e sigurtë dhe më e thjeshtë për të shkarkuar Shfletuesin Tor është nga sajti zyrtar i Projektit Tor. Shfletuesin Tor për sistemin tuaj operativ mund ta shkarkoni që nga lidhja më poshtë:

Po hasni probleme në shkarkimin e Shfletuesit Tor?

Mund të ketë raste kur s’mund të hyni dot në sajtin e Projektit Tor: për shembull, mund të jetë i bllokuar në rrjetin tuaj. Nëse ndodh kjo, mund të përdorni një nga metodat alternative të shkarkimit të radhitura më poshtë.

Pasqyra

Mund të provoni të shkarkoni Shfletuesin Tor që nga një prej pasqyrave zyrtare, përmes:

GetTor

Edhe nëse sajtet pasqyrë janë të bllokuar, mund të kërkoni ta merrni Shfletuesin Tor prej GetTor-it. GetTor-i është një shërbim që u përgjigjet automatikisht mesazheve, me lidhje për tek versioni më i ri i Shfletuesit Tor, strehuar në një larmi vendndodhjesh, bie fjala, Dropbox, Google Drive dhe GitHub:

  • Hapi 1: Dërgoni një email te gettor@torproject.org dhe te lënda e mesazhit thjesht shkruani “windows”, “osx”, ose “linux”, (pa thonjëzat), sipas sistemit tuaj operativ. Mundeni edhe të shtoni një kod gjuhe, që ta merrni Shfletuesin Tor në tjetër gjuhë nga anglishtja. Për shembull, që të merrni lidhje për shkarkim të Shfletuesit Tor në gjuhën kineze (Kinë) për Windows, dërgoni një email tek gettor@torproject.org me fjalët “windows zh_CN” në të.

  • Hapi 2: GetTor-i do të përgjigjet me një email që përmban lidhje prej të cilave mund të shkarkoni paketën e Shfletuesit Tor, nënshkrimin kriptografik (i nevojshëm për të verifikuar shkarkimin), shenjën e gishtave të përdorur si çelës për të krijuar nënshkrimin dhe checksum-in e paketës. Mund t’ju ofrohet zgjedhja e paketës “32-bit” ose “64-bit”: kjo varet nga modeli i kompjuterit që përdorni.

Dokumentimin dhe burime të tjera mund t’i shfrytëzoni duke përdorur pasqyrat vijuese:

Hapi 2: Lidhuni me Tor-in

Kur nisni Shfletuesin Tor për herë të parë, do të shihni dritaren “Lidhuni me Tor-in”. Kjo ju ofron mundësinë ose të lidheni drejtpërsëdrejti me rrjetin Tor, ose të përshtasni Shfletuesin Tor për lidhjen tuaj. Ka një kutizë, për të cilën pyetet nëse doni të lidheni përherë automatikisht te rrjeti Tor, nëse është kështu, i vini shenjë kutizës.

Do të duhej të ishit në gjendje të nisnit shfletim duke përdorur Shfletuesin Tor pak pas xhirimit të programit dhe duke klikuar mbi butonin “Lidhu”, nëse po e përdorni për herë të parë.

Keni probleme në lidhjen me Tor-in?

Hyrja e drejtpërdrejtë te rrjeti Tor ndonjëherë mund të jetë e bllokuar nga Furnizuesi juaj i Shërbimit Internet, ose nga qeveria juaj. Si rrugëdalje nga këto bllokime, shfletuesi Tor përfshin disa mjete anashkalimi. Në skenarë të tillë, do të duhej të mjaftonte thjesht konfigurimi apo përshtatja e shfletuesit tuaj për t’u lidhur përmes një ure. Urat janë thjesht relé që janë private dhe më të zorshme për t’u bllokuar.

Udhëzime se si të aktivizohen ura për desktop:

Një urë në Shfletuesin Tor për dekstop mund ta përdorni duke shkuar te: Rregullime > Lidhje > Ura > Përzgjidhni një Urë të Brendshme. Nga 22 dhjetori 2021, në Rusi bllokohen urat e paketuara drejt e në Shfletuesin Tor.

Ndaj lexuesit, lypset të kërkojnë një urë përmes njërës nga rrugët vijuese:

  • Kërkim i një ure që nga Shfletuesi Tor në desktop: Rregullime > Lidhje > Ura > Kërkoni një urë nga torproject.org > Zgjidhni CAPTCHA-n
  • Dërgim “/bridges” te kanali Telegram enkas për këtë punë @GetBridgesBot dhe mandej, shtim dorazi i adresës së urës përmes kopjimit dhe ngjitjes tek Shfletuesi Tor: Rregullime > Lidhje > Ura > Jepni një adresë ure që e dini tashmë
  • Vizitoni https://bridges.torproject.org/ dhe ndiqni udhëzimet
  • Kërkim i një ure përmes email-i: bridges@torproject.org, që nga një adresë Gmail ose Riseup; mandej, shtimi dorazi i adresës së marrë, përmes kopjimit dhe ngjitjes tek Shfletuesi Tor: Rregullime > Lidhje > Ura > Jepni një adresë ure që e dini tashmë
  • Lidhje përmes “Snowflake” që brenda Shfletuesit Tor: Rregullime > Lidhje > Ura > Përzgjidhni një urë të brendshme > Snowflake

Udhëzime se si të aktivizohen ura për Android:

Në Android lexuesit mund të përdorin një urë duke kaluar te: Ikona e Rregullimeve > Formësoni urë > Përdorni një urë.

Për rastin kur urat e paketuara drejt e në Shfletuesin Tor janë të bllokuara, lexuesve u duhet të kërkojnë një urë përmes njërës nga rrugët vijuese:

  • Dërgim “/bridges” te kanali Telegram enkas për këtë punë @GetBridgesBot dhe mandej shtimi dorazi i rreshtave për urat e marra, përmes kopjimit dhe ngjitjes tek Shfletuesi Tor: Formësoni Urë > Dhënie e një ure që di
  • Vizitoni https://bridges.torproject.org/ dhe ndiqni udhëzimet
  • Kërkim i një ure përmes email-i: bridges@torproject.org, që nga një adresë email Gmail ose Riseup; shtimi mandej dorazi i rreshtave të urave të marra, përmes kopjimit dhe ngjitjes tek Shfletuesi Tor: Formësim Urash: Dhënie e një ure që di
  • Lidhja përmes Snowflake-ut që brenda Shfletuesit Tor: Formësim Ure > Snowflake

Udhëzime se si të aktivizohen ura për iOS:

Në iOS, lexuesit mund të përdorin një urë duke kaluar te: ikona Onion, kur shohin një sajt > Formësim Ure.

Në rast se urat e paketuara drejt e në Shfletuesin Tor janë të bllokuara, mund të kërkoni një urë përmes njërës nga rrugët vijuese:

  • Dërgim “/bridges” te kanali Telegram enkas për këtë punë, @GetBridgesBot dhe mandej shtimi dorazi i rreshtave për urat e marra, përmes kopjimit dhe ngjitjes tek Shfletuesi Tor [Bridge Configuration > Custom Bridges]
  • Vizitoni https://bridges.torproject.org/ dhe ndiqni udhëzimet
  • Kërkim ure përmes email-i: bridges@torproject.org, që nga adresë email Gmail ose Riseup; shtimi dorazi mandej i rreshtave të urave të marra, përmes kopjimit dhe ngjitjes tek Shfletuesi Tor: Formësim Urash > Ura Vetjake
  • Lidhje përmes Snowflake-ut që brenda Shfletuesit Tor: Formësim Urash > Snowflake

Hapi 3: Përdorni Shërbimin Onion

Shërbimet Onion (njohur dikur si “shërbime të fshehur”) janë shërbime (bie fjala, sajte) tek të cilët mund të hyhet vetëm përmes rrjetit Tor. Njësoj si me cilindo sajt tjetër, do t’ju duhet të dini adresën e një shërbimi Onion, që të mund të lidheni me të. Një adresë onion është një varg prej 56 shkronjash dhe numrash kryesisht kuturu, pasuar nga “.onion”. Për të mësuar më tepër rreth Shërbimesh Onion, vizitoni Doracakun e Shfletuesit Tor.

Që të përdorni shërbimin Onion të RadioFreeEurope / RadioLiberty, thjesht kopjoni dhe ngjitni tek Shfletuesi Tor URL-në vijuese: